Dy burra të moshës 50 dhe 30 vjeç janë shtruar në spitalin rajonal "Omer Nishani" të Gjirokastrës pasi kanë shfaqur temperaturë dhe simptoma të ngjashme me sëmundjen ngjitëse të antraksit. 

Burime për Report TV thanë se ata janë banorë të fshatit Gllavë në Bashkinë e Memaliajt. Mësohet se dy dite me pare dy personat kishin therur një lopë në kushte shtëpie pa inspektimin veterinar. Me pas mishi i therur është shitur tek banoret e fshatit.

Mjeku Roland Karalli thekson se në drejtim të Gllaves është nisur një grup specialistesh që udhëhiqet nga një mjek infektolog për të vërtetuar dyshimet e ngritura për këtë rast.

Sëmundja e Antraksit apo siç njihet ne gjuhen popullore "e plasjes" shfaqet në mot të thate sidomos në periudhën e verës.

Dy pacientët po marrin aktualisht mjekim, por problem në këtë spital mbetet mungesa e një mjeku specialist, infeksionist.