Çudira me drejtësinë shqiptare. Një person është arrestuar me argumentet sipas organit të akuzës, se ka përgjime telefonike që e implikojnë atë në dosjen e dërgimit të emigrantëve drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë, në rrugë të paligjshme.
Por në fakt, 52-vjeçari Edmond Omeri, është memec, pra nuk mund të flasë. Në këto kushte, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, i ka hequr masën e sigurisë të arrestit shtëpiak, 52-vjeçarit, duke e lënë të lirë.
Ndaj tij është kryer një akt ekspertimi mjeko-ligjor, që është vërtetuar se nuk mund të flasë, kështu që nuk ka asnjë mundësi që ai të ketë zhvilluar biseda telefonike që ta implikojnë në kryerjen e një vepre penale. 52-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar "Rruga e gabuar" që vuri në pranga 22 persona. Prokuroria e akuzonte si pjesë të grupit që koordinonte trafikun e emigrantëve drejt SHBA, kundrejt pagesave.
Prokuroria kishte paraqitur si provë kundër tij përgjime telefonike ku pretendonte si ishte zëri i Omerit. Megjithatë, organi i akuzës u shpreh se do të vijojë hetimet, pasi ka dyshime se telefoni i Edmond Omerit të jetë përdorur nga persona të tjerë.
Për të siguruar një pasaportë të falsifikuar qytetarët e interesuar kanë paguar shuma të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.
Lexoni se si funksiononte grupi
-
Shpifjeeeee, Pjeter Rrugakeqi memeci foli shpifjjjeeeeee a me ju dhjefsha
Përgjigju -
ngreuni te ikim qe ketu or te mjere
Përgjigju -
Memec me telefon vetem ne Albanistan gjen
Përgjigju-
Shkruan mesazhe memeci,apo se di qe tel perdoret dhe per mesazhe?
-
-
Çpo ndodh keshtu Pjeter? Memeci foli
Përgjigju








Komente
Komento