-
Memeci bie viktimë e çudirave me drejtësinë shqiptare
Çudira me drejtësinë shqiptare. Një person është arrestuar me argumentet sipas organit të akuzës, se ka përgjime telefonike që e implikojnë atë në dosjen e dërgimit të emigrantëve drejt SHBA-së, në rrugë të paligjshme. Por ekspertiza zbulon se 52-vjecari nuk mundet të flasë. Prokuroria dyshon se telefoni i tij është përdorur nga persona të tjerë.
1 Mars 2019, 12:37 -
22 në burg dhe 7 në arrest shtëpie/ Jepet masa e sigurisë për trafikantët e klandestinëve
Seanca te Krimet e Rënda zgjat plot 12 orë. Ndaj këtij grupi kriminal janë dokumentuar me dhjetëra raste të trafikimit të klandestinëve drejtë Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe SHBA-ve. Për të siguruar një pasaportë të falsifikuar qytetarët e interesuar kanë paguar shuma të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.
5 Shkurt 2019, 21:05