TIRANE - Nënkryetarja e Komisionit të jashtëm, Arta Dade dhe deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa, kanë komentuar “memo”-n e SHBA-së për nacionalizimin.
Sipas Dades, Ministri i Jashtëm duhet të paraqitet në Komisionin e Punëve të Jashtme për një seancë dëgjimore. Deputetja socialiste tha se Kryeministri i është kthyer nacionalizmit ekstrem për shkak se është i dështuar.
“Retorika krijon probleme të rëndësishme e serioze në kuadrin e procesit të integrimit, por dhe për rajonin. Karta e nacionalizmit është e grisur dhe nuk mund t’i kthehemi”- tha Dade në një prononcim për mediat në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Ndërsa deputeti Gazmend Oketa theksoi se nacionalizmi për vota dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas Oketës, “memo”-ja e SHBA-së duhet të shqetësojë politikën dhe Kryeministrin Berisha, që “po përdor nacionalizmin për qëllime politike.”
Pak ditë më parë në media u publikua një “memo”, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i drejtonin Tiranës zyrtare. Nëpërmjet saj, Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkonte Kryeministrit të ndalte deklaratat nacionaliste, ndryshe Shqipëria do ndëshkohej publikisht.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

duhet të raportojë në Kuvend">