TIRANE - Drejtuesi i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përgënjeshtroi ministrin e kësaj partie në Qeveri, Edmond Panariti. Ndërsa ministri i Jashtëm deklaroi dje se nuk ka asnjë memo zyrtare nga SHBA për nacionalizmin në Shqipëri, Vasili shprehet se kjo memo duhet studiuar me kujdes dhe duhen zbatuar këshillat e SHBA përsa i përket toneve të nacionalizmit.
“Memo duhet lexuar me gjakftohtësi dhe dashamirësi dhe gjithçka që qëndron në shqetësimin e drejtpërdrejtë, të tërthortë apo të nënkuptuar, duhet analizuar në çdo pjesë të saj”, tha Vasili, duke pranuar kështu ekzistencën e saj.
Vasili shtoi se politika shqiptare është tepër e re në moshë për të injoruar këshillat amerikane. “Mendoj që politika shqiptare është kaq e re në zhvillim, 20-vjeçare, nuk është më shumë se kaq, dhe mendoj se ka gjithmonë për të reflektuar e se ç’të mësojë nga një politikë e madhe siç është ajo amerikane, ndaj këqyrja me modesti dhe me mëndje të ftohtë i çdo sinjali apo vlerësimi që vjen nga Amerika, është, mendoj qëndrimi i duhur dhe i vetëm që mund të bëhet në këtë rast”, theksoi ai.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com