Memorandum për dixhitalizimin e
muzeve në Berat dhe Korçë
Një memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për projektin e dixhitalizimit të muzeve Onufri – Berat dhe Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë u nënshkrua dje në mjediset e kësaj ministrie. Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe co-Drejtorët Ekzekutivë të AADF-së, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.
Një memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për projektin e dixhitalizimit të muzeve Onufri – Berat dhe Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë u nënshkrua dje në mjediset e kësaj ministrie. Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe co-Drejtorët Ekzekutivë të AADF-së, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.
Projekti: “Të fuqizojmë muzetë nëpërmjet teknologjisë, për një qasje më të gjerë për të gjithë” merr në konsideratë vlerësim digjitalizimin e koleksioneve dhe zbatimin e teknologjisë ndërvepruese në hapësirat e dy muzeve kombëtar të dedikuar artit mesjetar dhe ikonografisë. Muzeu kombëtar i ikonografisë ONUFRI dhe Muzeu kombëtar i Artit Mesjetar, ruajnë koleksione shumë të pasura dhe disa nga objektet unikale të artit ikonografik në Shqipëri dhe rajon.
Projekti ka për qëllim të ruaj dhe promovojë vlerën unike të këtyre fondeve muzeore duke bashkuar trashëgiminë kulturore dhe teknologjinë, si dy elementë premtues në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të muzeve te konsideruar gurë themeli për industrinë e turizmit kulturor.
Ky memorandum ka për qëllim të ruajë dhe promovojë më tej vlerat unike të këtyre muzeve; të pasurojë eksperiencën e vizitorëve në muze përpara , gjatë edhe pas vizitës së tyre; të nxjerrë e përpunojë të dhëna të rëndësishme për stafet e muzeve; të ndihmojë stafet e muzeve për të hartuar strategji bashkëkohore për nxitjen e zhvillimin e interesit të vizitorëve dhe të prodhojë materiale informuese në ndihmë të kërkimit shkencor dhe edukimit në muze.
Ky bashkëpunim, që ka për qëllim të zhvillojë e përmirësojë më tej nëpërmjet teknologjisë Muzeun Kombëtar të Ikonografisë ONUFRI në Berat dhe Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, është vetëm fillimi i një projekti të madh që do të vazhdojë edhe në muze të tjerë kombëtarë.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.9%
-
Keq
39.7%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 1550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44