Memorial për martirët antikomunist, artisti: Nuk është më koha për skulptura të realizmit socialist

Skulptori Emanuel Koko këto ditë ka përfunduar një memorial kushtuar 12 martirëve antikomunistë të Ngurzës së Madhe në Lushnjë.  Ai na rrëfen se kjo vepër është për njerëz të pafajshëm, si Taip Kurti, Vesel Cela, Hamdi Sefa e të tjerë, që jo vetëm u pushkatuan, por edhe i’u konfiskua pasuria nga viti 1944 deri në 1951-in në Myzeqe, sepse nuk iu bindën urdhrit të regjimit komunist për sistemin kooperativist.

“Pas shumë diskutimesh, kërkimesh nga shumë njerëz, u arrit nga Shoqata e të Përndjekurve me në krye Nebil Cikën, në përzgjedhjen e projektit tim. Arti përfaqëson dhe kohën kur realizohet, aty janë shumë njerëz, që janë vrarë nga Partia Komuniste, se kundërshtuan themelimin e kooperativës së parë në atë zonë. Këta njerëz, janë njerëz që bëjnë hije për të tjerët. Ky është edhe motivi i veprës sime”, thotë Koko.

Për artistin forma më e mirë për t’i bërë ngjarjet edhe personazhet historikë të pavdekshme është skulptura

“Nuk mendoj se është e gabuar apo e dyshimit. Skulptura të padukshmen e bën të dukshme. Unë kam menduar se e gjithë kjo histori me këta personazhe është e padukshme, prandaj me këtë vepër mund të bëhet e dukshme. Skulptura është e vetmja dhe e fundit gjë, me të cilën mund të mund të kthejmë personazhet në figurizim”, shprehet artisti.

Ndonëse, në qendër të veprës së derdhur në granil është lufta ndaj kulakëve para fshatarësisë skulptori na rrëfen konceptin e tij bashkëkohor për memorialin

“Nuk është aq e thjeshtë, por as e pamundur. Mjafton që t’i referohemi historisë së artit. Unë mendoj se është domosdoshmëri që të dalim nga skulptura e realizmit socialist, pastaj se si realizohet vepra varet nga shumë rrethanat tjera”, vijon Koko.

Veprat e skulptorit Emanuel Koko janë ekspozuar në hapësira publike brenda edhe jashtë vendit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri