TIRANË - Suedezi i vetëvrarë mëngjesin e së premtes në Tiranë ishte menaxher i përgjithshëm i "Regency Casino", të vetmes me licencë kombëtare në vendin tonë. Jim Backlund, 40-vjeçar dyshohet të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë në pallatin ku banonte së bashku me familjen e tij në rrugën "Haxhi Kika" në Tiranë.
Fqinji i cili ka konstatuar herët në mëngjes trupin e pajetë të Backlund, tregon ekskluzivisht për Report TV, se suedezi jetonte prej 6 muajsh me qera në këtë zonë, dhe gjithmonë lëvizte në këmbë. Ai thotë se atë mbrëmje gruaja e tij shqiptare dhe djali i vogël i çiftit, nuk ishin në banesë pasi bashkëshortja ndodhej në shtëpinë e së emës.
Megjithëse paraprakisht cilësohet si vetëvrasje, Policia e Tiranës ka nisur hetimet me dyshimet se mund të bëhet fjalë edhe për një skenë krimi. Kjo pasi, vendi ku ka rënë suedezi nuk korrespondon drejtpërdrejtë me ballkonin e tij, poshtë të cilit ndodhet edhe një pemë. Megjithatë hetimet në vijim pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje.
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se ka dyshime që para këtij veprimi suedezi të ketë konsumuar lëndë narkotike. Kjo, pasi në disa pjata në banesën e tij janë gjetur gjurmë kokaine.
Nga një vëzhgim në profilin e Jim Backlund në rrjetin social Facebook, duket se ai është mjaft aktiv në postimin e këngëve dhe shënimeve të veçanta që lë mbi to. Ndërsa statusi i tij i fundit është bërë jo më larg se ditën e djeshme ku shkruan në anglisht "Silence like a cancer groës" (Heshtja rritet si një kancer...)
Backlund me profesion Menaxher i Regency Casino jetonte në këtë kompleks prej 6 muaj me qira ndërsa në Shqipëri ai kishte ndërtuar jetën prej 2008 duke qenë pjesë e Regency Casino.
Backlund ishte i martuar me bashkëshorte shqiptare dhe një fëmijë, ndërsa mbrëmjen e djeshme nga hetimet e uniformave blu ka rezultuar se ai ka qenë i vetëm në banesën nga ku dyshohet se është vetëhedhur për të gjetur më pas vdekjen.

Pallati ku banonte viktima

Pallati ku banonte viktima

Pallati ku banonte viktima

Pallati ku banonte viktima

Dorezat e ekspertëve kriminalistikë në vendin e ngjarjes

Vendi ku ra viktima

Statuset e orëve te fundit të viktimës në facebook

Viktima shtesi Suedes Jim Backlund

Regency Casino në Tiranë ku viktima ishte menaxher
Foto të tjera..
/Shqiptarja.com

FOTO
Casino" vetëvritet në TiranëVIDEO/Ku u gjet viktima/Dëshmitari">