Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa ka folur në konferencën, ‘Parandalimi dhe lufta kundër parregullsive financiare” ka thënë sot se, menaxhimi i fondeve është çështje debati kudo, por me rëndësi është administrimi sa më i mirë i tyre.
“Menaxhimi i fondeve është çështje debati kudo. Taksat që paguhen, të shfrytëzohen më mirë. Duhet të tregohemi të disiplinuar për mënyrën si përdorim fondet” tha ai.
Duke u ndalur tek Brexit, Veliaj ka thënë se ai është një reflektim për të ardhmen e Shqipërisë, së cilës i duhet ndihma e Bashkimit Europian.
“Brexit është reflektim për të ardhmen e Shqipërisë. Ne na duhet më shumë Europë, jo më pak. Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Europian” shtoi Veliaj.
Sa i përket gjykatave shqiptare, Veliaj ka thënë korrupsioni në sistem ka bërë që organizatat ndërkombëtare të mos japin fonde për projekte të ndryshme, për të gjeneruar fonde nga BE.
“Gjykatat shqiptare janë një tender ku ai që paguan më shumë ka të drejtë ndaj edhe oraganizatat ndërkombëtare e kanë të vështirë të japin financime për vendin. Është bërë aq e vështirë burokracia për të gjeneruar fondet e Bashkimit Europian, të cilat prej dyshimeve e kanë ndërlikuar aq shumë procesin. Tani lulëzon biznesi i atyre që dinë të shkruajnë me gjuhën e BE dhe jo i atyre që kanë nuhatje biznesi” u shpreh Veliaj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com