Menaxhimi i liqenit të Prespës i
kalon Shoqatës së Peshkatarëve

Menaxhimi i liqenit të Prespës i<br />kalon Shoqatës së Peshkatarëve<br>
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka qenë i pranishëm në takimin e Organizatës  së Menaxhimit të Peshkimit, të peshkatarëve të liqenit të Prespës, ku nënshkroi kontratën që ka të bëjë me zhvillimin, bashkëmenaxhimin dhe zgjerimin e aktivitetit të peshkimit për këtë zonë.

Sot do të firmosim kontratën dhe mbi bazën e kësaj kontrate do të hartojnë në muaj në vazhdim planin e menaxhimit.  Me sa jam në dijeni me fjalë të përgjithshme, bashkëmenaxhimi konsiston në përcaktimin nga ana e ministrisë së numrit të peshkatarëve, që lejohen të peshkojnë në një periudhë  10 vjeçare në liqenin e Prespës, dhe pastaj liçensat e peshkimit i jep vetë Organizata.

Natyrisht, që kjo nuk është gjithçka, por duke nxitur kooperimin ndërmjet jush duke i dhënë në dorë instrumentin e menaxhimit  ne besojmë që puna, nga ju që jeni pala e interesuar, grup i interesuar mund të bëhet shumë më mirë. Në mënyrë të qëndrueshme mbi të gjitha, sepse peshkimi këtu është një ekonomi mbështetëse, shumë e rëndësishme për familjet e zonës. Ka qenë, është dhe duhet të jetë në të ardhmen. Ndaj menaxhimi i liqenit duhet të jetë në mënyrë të qëndrueshme. Askush më shumë se ju që jetoni dhe punoni dhe mbani familjet tuaja, me këtë aktivitet nuk i dhimbset  dhe  nuk e di se si duhet të menaxhohet pra në mënyrë të qëndrueshme peshkimi në këtë liqen kaq të rëndësishëm
” është shprehur Ministri.

Ne kemi ardhur me Zv.ministrin Roland Kristo, me deputetin Shalsi, me deputetin Pendavinji dhe me drejtoren e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Na kanë shoqëruar dhe miqtë nga Shkodra, nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, e cila është një organizatë model, që funksion shumë mirë të organizuar.

Kemi parë një shembull suksesi në atë organizatë që ka transformuar regjimin e shfrytëzimit të liqenit të Shkodrës, nga një situatë ku gjithkush peshkonte për hesap të vetë, ku dëgjohej, siç më kanë thënë, zhurma e gjeneratorëve gjithandej të barkave të peshkimit sot, në një regjim të disiplinuar të menaxhuar nga shoqata. Këtë model duam ta sjellim dhe këtu në Prespë. Tani që flasim është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave, që e përcakton zonën e Prespës si zonë bashkëmenaxhimi. Pra ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë nga një anë dhe organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, që jeni ju, nga ana tjetër
.”

Menaxhimi përmes organizatës është prapë një pjesë e punës, pasi ka sfida të tjera, vështirësi të tjera që lidhet veçanërisht me shitjen, me gjetjen e tregut, me nevojën mbase të një pike grumbullimi, apo me nevojën e aksesit në treg. Në Korçë, unë kam qenë vetë kryetar i Bashkisë së Korçës, dhe vazhdimisht jemi përplasur se si tregtohej dhe vazhdon të tregtohet, jo për fajin tuaj dhe të bashkëshorteve tuaja, por për shkak së ka munguar deri tani një infrastrukturë për tregtimin e peshkut në Korçë.

Di që Bashkia e Korçës është duke ndërtuar një markato fantastike, për ushqimet në përgjithësi por do të ketë një seksion të vecantë për mishin dhe për peshkun. Kjo është një mundësi për të tregtuar peshkun e liqenit.  Natyrisht nuk mjafton , e di dhe problematikën dhe specifikën që cironkat e kësaj zone kanë, nuk është si peshku që mund të ruhet në akull, por kërkon të shitet shumë shpejt. Ndaj dhe së bashku me Rolandin që është një nga specialistët më të vjetër dhe më të mirë të sektorit të peshkimit do të zhvillojmë këtu një infrastrukturë dhe një zinxhir të vlerës të peshkimit i cili i përshtatet dhe zonës. Një ide është ngritja e një pike grumbullimi për peshkun
” ka thënë ndër të tjera Ministri.  

Çdo plan bashkëmenaxhimi miratohet për një periudhë jo më shumë se dhjetë vjet dhe ka si qëllim: nxitjen dhe përdorimin e burimeve të peshkimit, mbi bazën e zhvillimit të qëndrueshëm, duke siguruar në të njëjtën kohë, mirëmbajtjen e tyre në nivele, që arrijnë të plotësojnë nevojat për sot dhe për të ardhmen; mirëmbajtjen, ruajtjen e cilësisë dhe llojshmërisë biologjike të burimeve të peshkimit; nxitjen dhe zbatimin e teknologjisë së përshtatshme për peshkim; shmangien e tejkalimit të kapacitetit të peshkimit etj. Deri tani është hartuar dhe miratuar plani i bashkëmenaxhimit të peshkimit, për OMP Shkodër e Pogradec, përkatësisht për liqenet Shkodër dhe Ohër.

Me shpalljen e liqeneve të Prespës, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi, nënshkrimi i kësaj  kontrate do t’i hapë rrugë punës për hartimin e planit të bashkëmenaxhimit për këto liqene.

Kjo formë organizimi ka rezultuar shumë efikase në drejtim të ruajtjes dhe rritjes se rezervës peshkore, menaxhimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve peshkore, si dhe në mundësinë që i jepet OMP për të aplikuar për skema mbështetëse në AZHBR. (psh mole të vogla lundruese, qendër grumbullimi peshku apo dhe për rikthimin në traditë me kriposjen dhe tymosjen e tij).

Ne jemi tani në prag të thirrjes së parë për Skemën e mbështetjes financiare ndaj këtu është dhe drejtorja e Agjencisë, e cila financon dhe grantet  përmes së cilës ne do të mbështesim pikat e grumbullimit dhe të moleve të peshkimit, të pankinave të ankorimit të barkave që këtu mungojnë dhe janë problem. Mesa di kjo masë do të shkojë deri në 200 milionë lekë. 

Pra kemi goxha fonde, jo pak, për të mundësuar një gjë që duhet të ishte bërë kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë. Pra vendet e ankorimit të varkave dhe pastaj të gjejmë formulën për ngritjen e një pike grumbullimi për peshkun
” ka nënvizuar në fjalën e tij ministri Peleshi.   

Skema kombëtare e Mbështetjes financiare do të mbështesë sektorin e peshkimit, si një sektor i cili ofron mundësi të mëdha punësimi, krahas prodhimit dhe të eksportit.

Kjo Skemë do të konsistojë në përmirësimin e menaxhimit të peshkimit me mbështetje deri në 70% të vlerës, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milion) lekë për instalimin e bankinave lundruese prej betoni, nga Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit.

Si dhe mbështetje deri në 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) lekë për njësi sipas faturës tatimore për sistemet e monitorimit të anijes për pajisjet MTU (Njësi Transmetuese të Sinjalit) të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit për identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nëpërmjet satelitit. 

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës