Të konsiderohesh e bukur dhe seksi është diçka që e ka lodhur aktoren amerikane Eva Mendes.
Ajo ka thënë se ajo nuk është vetëm një femër seksi por dhe e zonja për të pasur role me rëndësi.

“Mua më konsiderojnë seksi, por unë nuk jam vetëm kaq. Dua që regjisorët të më kenë parasysh edhe për role ku ka nevojë për humor ose role dramatike”:- ka thënë aktorja bukuroshe për "The Sun".

Më tej Mendes ka theksuar faktin se e bezdis ideja e regjisorëve për ti trajtuar femrat si një objekt seksual.

“Unë jam lodhur duke u parë si një femër seksi”:- ka theksuar më tej Mendes.

Pavarësisht se kjo gjë nuk i pëlqen Evës, askush nuk mund ta mohojë që ajo është një nga femrat më të bukura të Hollywood-it.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com