Mentor Kikia: Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Mentor Kikia: Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Parashqevi Simaku

Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut dhe Nertila Kokës. Unë bëja pjesë tek “grupi i Parashqevisë”. Pas ’90-ës, Parashqevia dhe Nertila ndoqën jetën e tyre, duke mos qenë më prezent në skenën e këngës, ndërsa ne mund të adhuronim edhe këngëtarë e grupe të huaja…

Por, së fundmi, Parashqevia na u rikthye “dhunshëm” në vëmendje, jo me artin e asaj por me jetën e saj dhe, jo me dëshirën e saj por me imponimin e të tjerëve.

U bënë të gjitha bashkë: Kurioziteti për këngëtaren që shumëkush e kishte në memorie me sharmin dhe talentin e saj, dëshira e pastër e shume shqiptareve për ta ndihmuar me zemër e shpirt, media online e etur për klikime me titujt “joshës”, mëshira publike për “yllin që kishte përfunduar rrugëve duke lypur”, ironia, bullizimi, adhurimi, humori i zi… Nuk mungonin në këtë parashqevimani as tituj lajmesh të tipit: “Shikoni se ku ka degraduar këngëtarja e famshme Parashqevi Simaku”, “Parashqevia lyp rrugëve”….

U nxorrën nga sepetet e arkivit intevista e shkrime, me rrëfime dhe aludime të kolegëve për dashnorët e Parashqevisë…

Në fakt, çfarë i ka ndodhur Parashqevisë?

I ka ndodhur ajo që mund ti ndoshë gjithkujt!

Ajo iku në Amerikë me një ëndërr, por ëndërrat jo gjithmonë realizohen. Jeta i mori jo për mirë dhe ajo vendosi, apo iu dorëzua jetës, dhe e jetoi atë siç mundi, ku mundi, me çfarë mundi dhe pa i rënë kujt më qafë, në asnjë lloj forme. Ne këtu dinim që Parashqevia është në SHBA dhe nuk po bën jetë arti. Kaq, të tjerat nuk kishin interes publik.

Nuk di të them nëse rikthimi i saj në vemendjen publike kaq vrullshëm ishte një “skenar konspirativ” PR-i, ishte një dëshirë për ta ndihmuar pastërtisht dhe vërtet(por që doli jashtë kontrollit), apo thjeshtë një mjet për të bërë “lajm” dhe marrë klikime, siç rëndom përdoret çdo gjë sot nga rrjeti… Por reagimi që prodhoi ishte vërtet i jashtëzakonshëm, në përmasat e një fenomeni social. Kishte nje solidaritet te jashtezakonshem, vertet, por mania për të rishpërndarë videon që tregonte se “ku kishte përfunduar Parashqevia” u shndërrua në një lloj dhune verbale.

Edhe ata që e mëshironin, mëshirën e shprehnin publikisht shoqëruar me videon e pamëshirshme. Ishte si ti kërkosh falje dikujt pse i ke publikuar një foto të padëshiruar, dhe tekstin e faljes ta shoqërosh me të njëjtën foto.

Por në mesin e kësaj zallamahie online, kur shumëkush mund të ketë parë “imazhin e shëmtuar të një shoqërie”, unë pashë një shoqëri që qëndronte më lart se një pushtet, siç është media. Etja për audiencë(klikime) dëshmoi se nuk njeh as parime, as kod etike, as mëshirë.

Në mesin e turmave që garonin të merrnin pjesë në këtë kuvendim të llahtarshëm për jetën e një njeriu, pa pyetur fare për atë, pashë njerëz të ndershëm që evokuan kohët e arta të këngëtares. Rikthyen këngët e saj si një kundërpeshë ndaj “diskreditimit” publik që po i bëhej. Parë në këtë këndvështrim, ishte një fenomen për tu analizuar nga specialistët e komunikimit publik.

Jeta të vë para sprovave. Mund të detyrohesh të shesësh shtëpinë, nëse ta lyp nevoja. Mund te jesh “dikush” sot dhe detyrohesh nesër të punosh edhe “punë të rëndomta”, edhe pse unë mendoj se punë të rondomtë nuk ka. Nëse jeta të vë për poshtë, të tjetërson, ajo nuk ka mëshirë. Por ajo nuk ta merr as emrin e mirë, as faqen e as integritetin. Ai që është i varfër nuk është pa dinjitet.

Dhe këtu, më shumë se sa fati i keq, ai që ta vë shkelmin në fyt, është ai që gajaset me fatin tënd. Ai që thotë: Ja si ka përfunduar!

Ai që ta zë frymën, është ai që salçiçet e ndihmës që të jep, më parë ti var në qafë dhe të filmon, për tia hedhur videot turmës së uritur të mediave.

Kjo histeri tregoi se edhe fatkeqësinë duhet ta ruash për vete, pasi edhe vdekja e dikujt shërben si ushqim për dikë tjetër.

Ndërsa, sa për Parashqevinë, ajo e fitoi “debatin”, pasi këngët e saj u rikthyen sërish në vëmendje, për të na kujtuar madhështinë e saj si këngëtare dhe për të na treguar se ne nuk i detyrohemi mëshirë Parashqevisë, por i detyrohemi ta paguajmë për këngët që ka kënduar e kënaqësinë që na ka dhuruat(sipas të drejtës së autorit, meqë jemi në ekonomi tregu).

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tevi: 17/12/2024 14:31

    Sa per sensibilizim ishte shume ok,por tani u be bajat dhe mendoj qe kur ajo te shikoje gjithe kete zallamahi mediatike do kaloj ne super depresion dhe nga dashamiresia do dalin ne dashakeqesi.o Zot sa te frikshem jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U fejua në gusht, por Selena Gomez e publikoi disa muaj më vonë propozimin, shkak Justin Bieber

U fejua në gusht, por Selena Gomez e publikoi disa muaj më vonë propozimin, shkak Justin Bieber