Mentorja e shëndetit: Kujdes këto simptoma, mund të jenë tregues të një çrregullimi hormonal

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Adja Angjeli, mentore e shëndetit, e çertifikuar për problemet hormonale.

”Luhatjet hormonale janë shumë shqetësuese për gratë kryesisht, pasi shkaktojnë probleme që mund të kenë pasoja të mëvonshme” e nis kështu intervistën në studio, mentorja e shëndetit.

Hormonet janë substanca kimike të cilat ndikojnë funksionin e qelizave dhe organizmit. Eshtë normale që nivelet e tyre të ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës suaj, si p.sh. në adoleshencë ku simptoma  e parë më e dukshme janë aknet, para ciklit menstrual ose gjatë një shtatzanie apo në menopauzë. Por, ka dhe disa situata shëndetësore të cilat mund të reflektojnë në një çrregullim hormonal duke i bërë ato të shkojnë lartë apo poshtë.    

Sipas Angjelit, hormonet mund të kenë luhatje të forta në fazën e pre menopauzës, apo të menopauzës, si pasojë e një cikli natyral që pëson luhatje. “Disa nga problemet e drejtëpërdrejta që vihen re janë: Së pari, shtimi në peshë të personit që ka luhatje hormonale, ky është dhe sinjali i parë. Së dyti problemet me tiroiden, problemet me mungesën e prodhimit të insulinës në gjak, probleme kardiologjike si dhe ndjesia e një gjendje alerti pa shkak” shtoi Andja.

Por si mund të dallohen problemet me hormonet? Së pari duhet bërë një test hormonal tek mjeku endokrinolog, pasi pas moshës 30 vjeç dhe sidomos pas lindjes, trupi i femrave është i prirur të pësojë luhatje hormonale. Së dyti, jo gjithmonë problemet me hormonet dalin në analizat e thjeshta të gjakut ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe së treti, mund të dallohet duke bërë një test të asaj që njihet si “tiroidja e fshehur” shtoi mentorja në studio.

Por çfarë duhet të bëjë një grua që të normalizojë hormonet në trupin e saj? Sipas Adjas, çdo gjë nis nga stili i jetesës, regjimi ushqimor, apo mënyra e të ushqyerit. “Nëse një njeri ndjek parametrat e mësipërm dhe tregohet i kujdeshëm, niveli i hormoneve normalizohet vetë” theksoi ajo.

Por si të dallohen simptomat? Pacienti mund të shfaqë fryrje barku, oreks të shtuar, probleme me peshën, probleme me ciklin menstrual, rënien e flokëve apo akne në pjesën e gushës. Sipas saj, vetëm analiza hormonale e kontrolluar dhe një dietë e pasur ushqimore mund të çojë trupin drejt një balance.

“Për të marrë efekt, kujdesi duhet të marrë minimum 3 muaj dhe maksimumi 6 muaj kohë” nënvizoi Angjeli. Sipas saj, nëse një paciente nuk i kushton vëmendje simptomave dhe nuk kurohet, mund të shfaqë probleme të tjera të mëvonshme me shëndetin.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja