Mënyrat më efikase për të hequr dhjamin e barkut

Mënyrat më efikase për të hequr dhjamin e barkut

Foto Ilustruese

Pjesa e barkut është zona, e cila me kalimin e viteve rrezikon të ketë më shumë dhjamë se zonat e tjera. Që t'i paraprini këtij problemi, ja disa truke që ju sugjerojmë:

Pini ujë shumë shpesh

Ka 1 milion arsye se pse uji ndihmon në heqjen e yndyrës, por më kryesorja është që ju mban të ngopur. Studimet kanë treguar se sa më shumë ujë të pini, aq më shumë humbisni në peshë. Përpiquni që pijet me sheqer t'i zëvendësoni duke pirë ujë. (zero kalori)

Flini herët

Dieta dhe ushtrimet funksionojnë shumë mirë, por janë pak të lodhshme. Ndaj mënyra më e mirë për të mbajtur bark të sheshtë është sasia e nevojshme e gjumit. Kur nuk flini mjaftueshëm, hormonet ç’ekuilibrohen dhe trupi çliron kortizol. Ky i fundit është hormoni i stresit dhe çfarë bëni kur jeni të stresuar? Hani!

Hani Kos

Duhet të dini 2 gjëra që të kuponi se kosi është çelësi i fitores në "luftën" kundër dhjamit në bark. Së pari, kërkuesit kanë zbuluar se kalciumi ndihmon në djegien e yndyrës. Së dyti, zëvendësimi i ushqimeve me shumë kalori me ato me proteina ju mban më të ngopurt. Sekreti është se kosi është një burim i shijshëm i kalciumit dhe proteinave.

Përdorni Gjalpë kikiriku

Yndyrnat e pangopura mund të ju ndihmojnë të humbisni peshë dhe janë shumë të mira për shëndetin tuaj. Pa përmendur se sa i shijshëm është gjalpi i kikirikut. Për më tepër ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.

Shtoni pak çokollatë të zezë në menunë tuaj

Tani, para se të mbaroni artikullin dhe të filloni dietën me çokollatë të zezë, duhet të mbani mend që sasia është thelbësore. Po flasim për një sasi të vogël çokollate të zezë para dhe pas vakteve që të ndihmojë trupin tuaj në procesin e djegies së dhjamit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë