Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbledhjen e çdo të mërkure me qytetarët të cilët i drejtohen platformës “Shqipëriaqëduam.al”, për të zgjidhur problemet e tyre.
Në fjalën e tij, Rama ka thënë se kjo platformë iu vjen në zgjidhje shqiptarëve njësoj si ‘miku’ me ndryshimin e vetëm se platformë ta zgjidh problemin pa patur nevojën për të paguar ryshfet.
Në gjithë këtë përpjekje për të promovuar platformën, më duket se e kemi gjetur sloganin e reklamës, “Me një klik gjen një mik”, kjo është shqipëriaqëduam.al, “Me një klik gjen një mik”, meqë shqiptarët vdesin për të gjetur një mik, me një klik gjen një mik dhe mik tamam, mik që ta zgjidh problemin dhe thotë po dhe s’ta bën dhe të merr lekë.
Edi Rama, kryeministër
Kryeministri ka thënë se platforma merr zgjidhje dhe evidenton individët problematikë.
Nëse ke një problem me zyrat e shtetit, mos kërko rrugë të vjetra të ryshfetit, por kliko tek Shipëriaqëduam.al dhe do gjesh mikun më të fortë për të zgjidhur problemin. Ministria e Drejtësisë që drejton task forcën e korrupsionit do bëjë publike edhe masat, pasi pas zgjidhjes së problemit nis dhe hetimi administrativ. Pas zgjedhjes së çështjes ne nisim hetimet për të parë se pse nuk zgjidhej çështja dhe kush ishte problemi. Ai që e merr me nënqeshje platformën ju them se e ardhmja është jo vetëm dixhitalizimi, por platforma është pjesë e administratës se kjo administratë vihet në lëvizje. Çdo qytetar merr zgjidhje dhe ndez një llambë për t’u fokusuar tek çështja dhe për të zbuluar individët që janë problematikë.
Edi Rama, kryeministër