Dy javë nuk kanë mjaftuar për “Ferrari-n” për t’u përmirësuar në krahasim me ‘Mercedes’ që ashtu si në tre Çmimet e para të Mëdha këtë sezon, ka dominuar edhe në provat zyrtare të Azerbajxhanit. Dy pilotët e skuderisë gjermane, Valteri Bottas dhe Leëis Hamilton, janë renditur respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.
Kohën më të mirë e realizoi Bottas që në sesionin e tretë të provave përshkroi pistën për 1 minutë e 40 sekonda e 49 të qintat, ndërsa kampioni në fuqi i Formula 1 Hamilton realizoi kohën e dytë më të shpejtë, me 0.6 të qintat më i ngadaltë se shoku i skuadrës.
Ndërkohë ndryshe nga Vettel që do të niset i treti, piloti tjetër i Ferrari-t, Leclerc, për shkak të një aksidenti nuk mori pjesë në sesionin e tretë të provave dhe nesër do të startojë nga vendi i 9. Çmimi i Madh i Azerbajzhanit do të zhvillohet të dielën në orën 15:10.

Komente

