Mercedezi prodhon pjesët në Librazhd, Balla: Është vetëm fillimi, janë punësuar dhjetëra të rinj

Mercedezi prodhon pjesët në Librazhd, Balla: Është vetëm fillimi, janë punësuar dhjetëra të rinj

Pjesë makine

Kohët e fundit zhvillimi i industrive automobilistike është zgjeruar edhe në Shqipëri. Kompanitë e prodhimit  të makinave si; Mercedez-Benz, Ford dhe FIAT, e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në disa qytete të Shqipërisë, e pikërisht në Librazhd.

Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, na njeh me kompanitë, të cilat prodhojnë disa pajisje që përdoren për automjetet e kompanive të prodhimit të makinave Mercedez-Benz, Ford dhe FIAT.

Kompanitë e prodhimit të makinave Mercedez-Benz, Ford dhe FIAT tashmë prodhojnë pjesë interiore të tyre në një fabrikë në Librazhd. Ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë që pjesë me veshje lëkure si timoni, leva e marsheve apo leva e frenave të dorës të një makine Mercedez Benz, Ford apo FIAT që mund të blini pas disa kohësh, është prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë të vogël në Librazhd.

Gjithashtu kompani të prodhimit të barkave detare si Castoldi apo kompani të prodhimit të traktorëve bujqësorë tashmë prodhojnë timonët e drejtimit të tyre në Librazhd. Është vetëm fillimi dhe janë punësuar dhjetra vajza dhe djem të rinj.

Në muajt në vijim kompania SV MEGA, kontraktori shqiptar, synon ndërtimin në Librazhd të një fabrike më të madhe me standardet e emrave për të cilët punon, duke garantuar në të ardhmen një numër më të madh të punësuarish. PUNË PËR SHQIPËRINË QË DUAM.

Taulant Balla, deputeti i Partisë Socialiste

( Deputeti Taulant Balla në një fabrikë që prodhon pjesë ta makinave, Mercedez-Benz, Fiat, Ford në Librazhd )

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teri: 06/05/2018 00:46

    Po qe ke dor ti Landi kjo kuptohet. Por te lumt per ato njerez te punesuar atje dhe per krenarin qe ndjejm qe te pakte behen dhe prodhohen dhe ketu gjera te mira dhe te bukura.

    Përgjigju
  • Zyra e punes: 05/05/2018 23:17

    Jam kurioz se sa leke i japin te punesuarve

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 06/05/2018 18:53

      170 mije te vjetra por 50 mije ja kthejne prap pronarit pasi i marrin nga ATM-ja......

  • Shqiptari: 05/05/2018 23:00

    Prandaj o katunare, shpellar e cuna trendi qyteti, mos rrini neper klube, Facebook's e shkoni neper Çadra PD-je e mitingje PS-je . Po shkoni ne shkolla e mesoni zanate se mundesite jane te medha, si ketu e si jashte po qe se jeni te zote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen