Mercenarët vijojnë marshimin drejt Moskës, janë 400 km larg, rajonet në kufi me Moskën kufizojnë lëvizjet

Mercenarët vijojnë marshimin drejt Moskës, janë 400 km larg, rajonet në kufi me Moskën kufizojnë lëvizjet

1687619784_esss.JPG

Mercenarët Wanger duket se po lëvizin në veri gjithnjë e më shumë në drejtim të Moskës. Guvernatori i rajonit Lipetsk, Igor Artamonov konfirmoi se Ëanger po lëviz me kolonën e vet në rajon dhe është të paktën 400 km larg Moskës.

Lipetsk, ndodhet mes qytetit të Voronezhit dhe Moskës.

Në një postim në rrjetet sociale ai Artamonov, thotë se “po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll." Gjithashtu u kujtoi banorëve se "këshillohen fuqimisht të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet me çdo mjet".

Ndwrkohw guvernatori i rajonit Kaluga, i cili kufizohet me zonën federale të qytetit të Moskës, ka thënë se lëvizja do të kufizohet në zonat që kufizojnë disa rajone të afërta, rajonet Tula, Bryansk, Oryol dhe Smolensk.

“Ju lutemi të shmangni udhëtimet me automjete private në këto rrugë përveç nëse është absolutisht e nevojshme”, tha Vladislav Shapsha në Telegram.

Ndërkohë këtë mëngjes ata ishin në qytetin jugor të Rostov-on-Don; më vonë, erdhën raporte se trupat e Wagner ishin në Voronezh, 560 km në veri.


Lajmi kryesor:

‘Marrëveshje për të shmangur gjakderdhen’, Prigozhin tërhiqet nga sulmi ndaj Moskës! Kremlini: Do të shkojë në Bjellorusi! Nuk do të gjykohet


S.G/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin