Meridiani hedh shashkën ‘Luana Vjollca në…’/ Nga Besi e Xhensila tek Meriton-Ilnisa’ bombat e showbizit

Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishin tre personazhe publik që analizuan disa nga lajmet rozë të momentit. Në panelin e mëngjesit ishin gazetarja e showbizit Klotilda Harka, opinionisti Meridian Ramçaj dhe moderatorja dhe ish-missi Atalanta Kërçyku. Por cilat ngjarje rozë kanë dominuar këtë periudhë nëpër portalet tona? Panelistët komentuan ndarjet e çifteve të showbiz-it, kush u nda vërtet dhe kush për vëmendje? Nga Besi dhe Xhensila tek Luana Vjollca, pse çiftet vendosën të mos flasin për lajmet që çmendin rrjetin? A do rikthehet Flori Mumajesi me një koncert aq shumë të kërkuar nga fancat?

“Lajmi i parë i verës është zhdukja e Flori Mumajesit që është bërë si Michael Jackson, duket -zhduket” tha Klotilda në fillim të bisedës, teksa shtoi se largimi i tij mund të jetë një tërheqje për një rikthim të frytshëm në të ardhmen.

”Të gjithë e presin Florin, koncertet e tij, kanë dalë hite pafund dhe mendoj se ai e ka kuptuar sa shumë e duan njerëzit dhe po e presin” tha Meridiani, duke shtuar se mendonte se 2025 do jetë vitit i Florit dhe mbase do kemi një koncert që do thyejë çdo parashikim.

Çfarë po ndodh me çiftin Meriton-Ilnisa? Përflitet për një mospranim mes familjarëve të Meritonit.

“Duke ditur mentalitetin shqiptar, diferenca e moshës mes të dyve, e vret pak opinionin familjar dhe kjo mund të ketë çuar në mospranim në familje” u shpreh Meridiani, duke shtuar se nëse dashuria është aq e fortë, do të vijë dita që edhe prindërit do e pranojnë.

Sa i takon çiftit aq të përfolur këto kohë Bes Kallaku – Xhensila Myrtezaj, gazetarja Klotilda Harka tha se mendonte që nuk janë ndarë në të vërtetë, ndërsa Meridiani tha se në botë kjo është një mënyrë marketingu për të ristartuar, pasi dhe koncertet i kanë patur datat e zëna që të dy.

”Sa më pezull të mbahet kjo gjendje, aq më shumë koncerte do të ketë” tha Klotilda.

Ndërsa Atalanta Kërçyku thotë se jo gjithmonë personazhet publik reagojnë pas një lajmi. Ajo u u shpreh se edhe kur janë bërë lajme për të, ajo nuk ka reaguar, pasi reagimi prodhon lajme të tjera dhe bëhet kaos. Sipas Klotildës lajme me tradhëti dhe ndarje 'shesin’ më shumë. Një tjetër lajm i përfolur është dhe ndarja e Ledri Vulës me Sara Hoxhën.

”Kam informacionet e mia të fundit, di që çifti është ndarë” tha Klotilda, duke shtuar se Ledri është në Ulqin me pushime, ndërsa Sara në Spanjë dhe sipas burimeve Sara do t’a rikthejë këtë histori, por është Ledri që e ka vendosur.

Biseda më pas u zhvendos tek rikthimi i Kiara Titos në Top Channel, në një program me Elvis Naçin që do ndihmojnë shqiptarët. Sa i takon Arbana Osmanit, flitet që mund të nisë një program në Kosovë, tha Meridiani.

Në fund të bisedës Klotilda u ndal dhe tek ndarja e Luana Vjollcës “Ajo publikoi një këngë me ndarje dhe publiku mendoi se e kishte personale, kjo e ka bërë lëmsh publikun”. Ndërsa Meridian Ramçaj hedh shashkën ”Çfarë ju thotë ‘Shiko kush luan’, a do të ketë një rikthim të Luana Vjollcës në Top Channel? Unë do kisha dëshirë dhe mendoj që Luana do rikthehet në Top Channel së shpejti” shtoi Meridiani në fund të bisedës.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë