Merimanga ndërpret konferencën e ministres australiane të Shëndetësisë: Nëse më vjen në fytyrën më tregoni

Merimanga ndërpret konferencën e ministres australiane të Shëndetësisë: Nëse më vjen në fytyrën më tregoni

Ministrja e Shëndetësisë së Australisë

Australisë- Le ta pranojmë...askush nuk i pëlqen merimangat! Një incident i papritur i ndodhi ministres së Shëndetësisë së Australisë Yvette D'Ath,e cila gjatë kohës që po jepte një konferencë për shtyp u ndërpre nga një merimangë të llojit huntsmans që zvarritej mbi të!

Megjithëse u huta dhe tha se nuk i pëlqejnë aspak merimangat, ajo vijoi.

“Nuk i pëlqej merimangat, por megjithatë do të vazhdoj sikur ajo mos të jetë mbi mua dhe do të lejoj të tjerët të merren me këtë. Nëse ajo vjen në fytyrë time, ju lutem më tregoni!”, tha ajo duke qeshur.

Huntsmans janë merimangat e mëdha me një hapësirë këmbësh deri në 15 cm. Pavarësisht se kanë helm, ato ngurrojnë të kafshojnë dhe nuk konsiderohen të rrezikshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini