Bimët shqiptare tashmë arrijnë në Gjermani, për të gjithë emigrantët që duan t’i përdorin në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Kjo falë bashkëpunimit të çiftit shqiptaro-gjerman Alketa dhe Ralph Schindler me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja. Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” çifti tregoi sesi përmes rubrikës “Bima dhe Shëndeti” ata u njohën me Merjan fillimisht për problemet e tyre shëndetësore të kolitit ulçeroz për Alketën dhe sëmundjes së kockave të Ralph. Pas kësaj eksperience të suksesshme në trajtimin e problemit shëndetësor, ata vendosën të hapnin një filial me produkte bimore në Hanover të Gjermanisë, ku jetojnë prej më shumë se 20 vitesh. Kjo iniciativë do të ndihmojë emigrantët shqiptarë por edhe shtetas gjermanë të njihen me bimët shqiptare si edhe t’i përdorin ato në trajtimet e sëmundjeve të ndryshme.
“Ishte pak e vështirë të vendosnim, por këtë iniciativë e morëm pasi donim që të ndihmonim bashkëatdhetarët tanë kudo ku ndodhen, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë e Kroacisë. Falenderoj emisionin “Rreze Dielli” që na mundësoi të njihnim doktor Yllin, pasi prej tij, unë dhe bashkëshorti im gjerman jemi kuruar dhe sot gëzojmë shëndet të plotë. Ligjet në Gjermani janë të forta, por falë këtyre produkteve fantastike ne kemi mundur të realizojmë me sukses zhvendosjen e tyre edhe në vendin ku jetojmë e punojmë prej vitesh.”- u shpreh Alketa.
Specialisti i bimëve medicinale Ylli Merja theksoi se ky vendim nuk ka qenë i thjeshtë që pas kërkesës së bërë nga çifti, pasi është një përgjegjësi e madhe që recepturat shqiptare bimore të kalojnë në një shtet me rregulla strikte si Gjermania.
“Kërkohej vetëm cilësi produktesh, dhe ne këtë e kemi. Çifti na kanë ndihmuar në dokumentacionet e kërkuara, përkthimin e saktë të etiketave, analizat e bimëve që do çonim, analiza nga laboratorët e akredituar. Kjo është një shkallë përgjegjësie për ne, një kënaqësi gjithashtu të arrijmë në një shtet si Gjermania, që këto bimë të përhapen përmes njerëzve të njohur dhe bashkëatdhetarëve tanë atje. Kënaqësia e parë është që po shërohen njerëz, e dyta ato që shumë mjekë po i konsiderojnë si sëmundje autoimune janë bërë të shërueshme përmes recepturave që ne kemi marrë, për të goditur mbi një sëmundje. Rezultati ka qenë i kënaqshëm dhe kjo na jep më shumë përgjegjësi për të vazhduar përpara”- u shpreh Merja.
Por si e kanë pritur shtetasit gjermanë dhe sa besim kanë patur ata tek këto bimë shqiptare?
“Deri para disa vitesh une nuk e njihja këtë botë të pasur bimësh mjekësore. Para një viti, unë duhet të operohesha nga shpatullat dhe dr. Ylli më ka shpëtuar nga operacioni, mes shumë bimësh të tjera unë nuk e ndaj ekstraktin e murrizit, të cilin e përdor vazhdimisht krahas produkteve të tjera, por murrizi më pëlqen jashtëzakonisht. Gjermanët janë tipa skeptikë, por eksperienca jonë me këto bimë ka treguar që asgjë nuk është e pamundur.”- u shpreh Ralph .
Në fund Ylli Merja, iu drejtua emigrantëve shqiptarë kudo nëpër botë me fjalët: Kthejini sytë nga Shqipëria, nga bimët shqiptare, ejani në Shqipëri jo vetëm për ditët e plazhit, por edhe në ditët e tjera të vitit, për të marrë një copëz shqipërie, një buqetë lulesh shëruese.
Emigrantët shqiptarë në Gjermani, tashmë mund të kontaktojnë me çiftin shqiptaro-gjerman në Hanover në numrin e telefonit: 0049 1783762125 dhe në internet në ëëë.schindlernaturkrone.de , email: [email protected] për të bërë konsulta të drejtpërdrejta e po ashtu për të marë trajtimin e duhur. Produktet nisen me postë në adresën e kërkuar.
Një prezantim i shkurtër i kompanisë, 15 vite eksperiencë në rritje
Në pranverën e vitit 2008 rregjistrojmë biznesin në QKB Tiranë si një biznes I bimëve mjekësore.
Kjo pas 10 vitesh pune me bimët mjekësore në Tepelenë. Biznesi po hidhte hapat e tij të parë të ngadaltë, por të sigurtë. Objektivi i qartë: Të ngrejmë një punë ku njohja profesionale, trashëgimia familiare dhe bimët mrekullibërëse shqiptare të ishin kolonat më të fuqishme të punës sonë. Grumbulluam përvojën që vinte nga thellësia e shekujve, shfletuam libra të vjetër të mjekësisë popullore shqiptare që sikur po i mbulonte pluhuri i harresës, grumbulluam opinione për përdorimet krahinore të bimëve mjekësore, krijuam lidhje me njerëz të mbarë që grumbullonin bimë mjekësore dhe kështu puna jonë mori udhë. Nga viti në vit MERJA po kthehej në një brend. Jo vetëm me çajra por me më shumë produkte të tjera natyrale. Një shportë produktesh, ku në shportë zunë vend çajra, vajra esenciale, ekstrakte bimore, kremra me vajra bimore, gjithçka e projektuar që në ditën e parë.
Kalojnë vitet. Miqtë e biznesit tanë shtoheshin rrjedhshëm. Opinionet e njerëzve na shtonin forcën dhe besimin. Jehona në rritje, arriti deri tek media. Gazetarët habiteshin sesi ka mundësi që një çift nga Tepelena të njohin kaq thellë bimët, të flasin kaq qartë me njerëzit për sëmundjet. Dhe kështu lindën intervistat në televizionet shqiptare. Vlerësime pas vlerësimesh. Kanalet televizive po shtoheshin e bashkë me to rritej dhe vlera e produktit shqiptar. Sot me emisionin më të ndjekur të Rreze Dielli me Androniki Kolka pranë Report Tv. Tashmë në treg nuk ishim tek të fortët por te më të veçantët. Ishim si ai floriri vezullues. Rrjeti i grumbulluesve dhe përpunuesve po rritej. Gjeografia e përhapjes se produkteve tona po shtohej. Gjithçka kontribut i një pune pasionante, inteligjence, këmbëngulëse dhe plot zemërbujari për njerëzit. Në këtë 15 vjetor, ne bëjmë një bilanc. A kemi gjetur zgjidhje kulmore për shërimin e sëmundjeve të ndryshme? Po. Ja shikoni disa prej rasteve me te pabesueshme:
Por jo vetëm kaq. Ne kemi ngritur vlerën e bimëve medicinale shqiptare. Ju kemi rritur besimin njerëzve se me punë dhe përkushtim, njeriu jeton me dinjitet në vendin e vet, sikur të merret dhe vetëm me bimë medicinale. E në këtë prag pranvere, produktet tona po shkojne drejt USA, Gjermanisë etj. Jemi krenarë që puna jonë ju gjeti një vend nderi bimëve mjekësore shqiptare, një vend të merituar në Tempullin e Shëndetit. Kombinuam bimë dhe gjetëm zgjidhje. I kthyem bimët në ogur për shëndetin e njeriut. Recetat tona janë një ogur i mirë për ju dhe janë një trashëgimi shëndetësore shqiptare.