Merkato, do të qëndrojë
Aubumeyang tek Dortmund?

Merkato, do të qëndrojë<br />Aubumeyang tek Dortmund?
Klubi nga Westphalia kufizon hapësirën kohore për lëvizjen e mundshme të lojtarit jashtë Gjermanisë.

Shërbimet e Aubameyang kërkohen nga Chelsea dhe ekipi i Milanit. ̏ Djalli ̋ synon rikthimin e 28-vjeçarit për të përforcuar repartin e sulmit. Klubi gjerman ka vendosur vlerën e kartonit të sulmuesit 80 milionë €.

Edhe pse dritarja e merkatos europiane është ende e hapur, zyrtarët e Borussia Dortmund kanë vendosur afat të shkurtuar për diskutimet rreth Pierre Emerick Aubameyangut.

Hans Joacim Watzke, shefi ekzekutiv i Borussias thotë se klubi gjerman nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga ekipet e interesuara.

̏ Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë. Do të presim pak ditë, por jo për shumë kohë.I kemi thënë Aubameyangut se ̍ nësë dëshiron të lëvizësh dhe ka klub që është gati të pajtohet me kushtet tona, eja tek ne dhe mund të flsim rreth kësaj cështjeje ̍. Por ne i shpjeguam se kjo është e mundur vetëm për një periudhe kohore të caktuar. Ne duhet të gjejmë një zëvendësues të tij, gjë që është e vështirë, për të mos thënë e pamundur , ̋ thotë Watzke.

Drejtuesit e klubit janë të entuziazmuar me rikthiminnë fushën e lojës të kampionit të botës Mario Gotze, i cili la pas problemet fizike me çrregulimin e metabolizmit. Ai u rikthye në fushën e lojës në miqësoren e zhvilluar me Urawa Reds.

̏ Duke njohur karakterin dhe qëndrimin e tij, Mario ka qenë gjithmonë i gatshëm të luajë.Ai nuk ka qenë kurrë problem për ne. Ai ka pasur një sëmundje të rëndë dhe nuk kemi me folur me të për këtë problem dhe nuk kemi ndërmend ta hapim si diskutim. Michael Zorc (drejtor sportiv i Borussia-s ) dhe unë kemi pasur kontakte me Marion në 5 muajt e fundit. Fakti që cdo gjë po shkon sipas drejtimit të duhur na bën të lumtur, ̏ përfundoi për gazetën gjermane të së Dielës, Welt am Sonntag Hans Joachim Watzke.

Ndërsa e ardhmja e sulmuesit Aubameyang mbetet ende enigmë.

Redaksia Online
d.v/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën