Merkato/Ish-juventini Morata 
pranon ofertën e Milanit

Merkato/Ish-juventini Morata <br />pranon ofertën e Milanit
Alvaro Morata ka vendosur të mos presë kandidaturat e Chelseat dhe Manchester United.

Sulmuesi ka hapur dritën jeshile për Milanin duke i thënë po klubit kuqezi. Është bindur nga biseda me drejtorin sportiv të Milanit, Max Mirabelli, e natyrisht edhe nga oferta prej një page prej 7.5 milionë Eurosh neto në sezon.

Gjithsesi, jo gjithcka ka përfunduar, pasi tani Milanit i duhet të gjejë mirëkuptimin edhe me Realin e Madridit në nivel klubesh.
 
Në buxhetin e Milanit është parashikuar një shumë prej 60 milionë Eurosh për Moratën që do të zërë vendin e sulmuesit titullar në skuadrën e Montellës, duke marrë trashëgiminë e Carlos Bacca.

Morata ka gjetur shumë pak hapësira në eksperiencën e tij te Reali i Madridit, ndaj edhe tani preferon që më mirë ta nisë nga një aventurë në kualifikueset e Europa League se sa të rikthehet te Juventusi ku ishte nga 2014 deri në 2016 nën urdhërat e Allegrit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës