Merkato, Skënderbeu, Partizani
dhe Flamurtari ziejnë nga goditjet

Merkato, Skënderbeu, Partizani<br />dhe Flamurtari ziejnë nga goditjet
Dritëhije për të ardhmen e Vllaznisë. Edhe pse tekniku Armando Cungu ka firmosur kontratën për drejtimin e kuqebluve, ekipi ndodhet në kaos, pasi gjatë ditës së djeshme bojkotoi stërvitjen për shkak se nuk morën përgjigje nga Bordi Drejtues për pagat e dy muajve të fundit.

Kaq ka mjaftuar që kapiteni Shtubina së bashkë me pjesën tjetër të ekipit të vendosin bojkotin e stërvitjes deri në reagimin zyrtar të bashkisë dhe bordit, pasi në të kundërt nuk do të kthehen në stërvitje.

Burime nga klubi shkodran theksojnë që problemet do të marrin fund shumë shpejt dhe se në seancën e sotme gjatë prezantimit të trajnerit Cungu, kryebashkiakja Ademi së bashku me bordin dhe trajenrin e ri do t’i japin garanci ekipit për 2 pagat e prapambetura dhe të ardhmen, pasi fondi pritet që të kalojë në Këshillin Bashkiak.

Flamurtari
Pas prezantimit të trajnerit, Flamurtari ka realizuar edhe blerjen e parë këtë merkato dimri nga Brazili. Lucas Matos Martins ose i njohur ndryshe edhe si Lucas Caniggia është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Mesfushori brazilian është formuar në ekipin e njohur brazilian të Corinthians.

I lindur në Sao Paulo në vitin 1997, braziliani është një nga blerjet më të bujshme të Flamurtarit në merkaton e dimrit dhe do të përforcojë kuqezinjtë në repartin e mesfushës pasi Caniggia mbulon pozicionin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Braziliani konsiderohet si blerje e suksesshme, por fjalët do ia lënë vendin fushës në fazën e dytë për t’i konfirmuar.

Kukësi
Izair Emini, përforcimi i ri i Kukësit, ka folur rreth kalimit të tij në kampionatin shqiptar, ku do të luaj për herë të parë. “Kam firmosur me Kukësin për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër. Jam pritur shumë mirë dhe më respektojnë shumë.

Kuptohet se objektivate Kukësit janë të fitojnë kupën e Shqipërisë dhe të dalin në Europë. Ju premtoj se do të jap maksimumin që të fitoj dhe do të shënoj sa më shumë gola”, përfundoi ai për Lajm.

Tirana
24 herë kampionët e Shqipërisë njoftojnë se mesfushori Erjon Vucaj ka nisur një javë më parë terapinë intensive në Athinë. "Rekuperimi po ecen mjaft mirë. Kam besim se shumë shpejt dëmtimin do ta lë pas.

Pas katër ditësh rikthehem në Tiranë dhe shpresoj shumë që të jem gati për t’u bashkuar me skuadrën"tha ai. Rikthimi tij në gjendje optimale është një lajm mjaft i mirë për bardheblute. Shumë shpejt mesfushori pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Ilir Daja.

Skënderbeu
Skëndërbeu vazhdon me blerjet e rëndësishme këtë merkato pas dy largimeve të Olainkës dhe Berishës. Skënderbeu ka firmosur me 21-vjeçarin Valmir Nafiu nga Tetova nga Apoel Nicosia. Sulmuesi cilësohet një lojtar me shumë të ardhme, por korçarët nuk pritet që të ndalen këtu, pasi do të ketë goditje të tjera.

Partizani
Ish mesfushori i Romes, Filipe Gomes ka arritur akordin me Partizanin dhe te henen mberrin ne Tirane per te firmosur kontraten. Braziliani per momentin eshte pjese e skuadres se Perugias qe militon ne Seria B ndersa te Partizani do te vij ne form huazimi. Partizani nuk di te ndalet.

Drejtuesit e kuq jane duke bere gati goditjen e rradhes ne merkato. Sulmuesi Ferdinando Sforzini do te jete zyrtarizimi i rradhes ne ditet ne vazhdim. Italiani e ka zhvilluar me se shumti karrieren ne Seria B me skuadra si Verona, Modena, Vicenza por ka patur dhe disa eksperienca ne Seria A me Udinesen dhe Pescaren. Sforzini eshte 31 vjec, 1.94 i gjate dhe shquhet per lojen ne ajer. Ne gjysmen e pare te sezonit ka qene pjese e skuadres se Virtus Entella qe militon ne Serine B italiane.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur