Merkel: Çelja e negociatiave kërkon
kohë, varet nga progresi në reforma

Merkel: Çelja e negociatiave kërkon<br />kohë, varet nga progresi në reforma
Pas marrjes së statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian, çelja e negociatave për anëtarësim në BE është një process i gjatë që kërkon kohë dhe reforma. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu referuar Shqipërisë pas procesit të parë drejt familejs europiane.
 
“Do ketë një proces hap pas hapi. Vendi duhet të kryejë një numër hapash para se të mund të flasim për hapje të negociatave të anëtarësimit. Është një proces i gjatë. Vendi hodhi një hap përpara me statusin e kandidatit. Hapja e negociatave varet vetëm nga progresi i vendit në reforma”, u shpreh Merkel.

Sa i përket konferencës për Ballkanin Perëndimor që do të organizohet në fund të muajit gusht në Berlin, Merkel tha se për Gjermaninë është shumë i rëndësishëm fakti që të ruhet perspektiva europiane për vendet ballkanike dhe të shikohet përpara.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme