Merkel dhe Sarkozi:
Ndryshim traktateve të BE-së

Merkel dhe Sarkozi:<br />Ndryshim traktateve të BE-së
Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë vendosur të propozojnë modifikime në traktatet e Bashkimit Europian për të përmirësuar qeverisjen në eurozonë.

Deklarata u bë pas bisedimeve ndërmjet presidentit francez, Nikolas Sarkozi, kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrit italian, Mario Monti.

Bisedimet në Strasburg u përqëndruan në krizën e borxheve në Eurozonë në kohën kur janë në rritje shqetësimet mbi kalimin eventual të krizës nga shtetet më të vogla tek ato më të mëdha evropiane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nënvizoi se nuk do të ndryshohet roli i Bankës Qendrore Europiane. Modifikimet e traktateve do të propozohen në javet e ardhshme, por deri tani nuk është mësuar asnjë detaj rreth tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS