/ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e quajti sot të turpshëm faktin që hebrejtë janë ende objekt sulmesh apo kërcënimesh në Gjermani, 70 vjet pas çlirimit të kampit nazist të shfarosjes në Auschwitz.
«Është e turpshme që disa persona në Gjermani, të goditen, kërconohen apo sulmohen sepse thonë se janë hebrej apo sepse shprehen në favor të Izraelit », deklaroi Merkel gjatë një ceremonie të organizuar në Berlin nga Komiteti ndërkombëtar i Auschwitz-it, një organizatë e krijuar nga të mbijetuar të kampit.
"Nuk duam fjalë raciste kundër hebrejve, kundër njerëzve që kanë gjetur në Gjermani një atdhe të ri ose që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës ose persekutimeve », theksoi kancelarja, në prag të 70-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të shfarosjes Auschwitz-Birkenau nga trupat sovjetike, më 27 janar 1945
/Shqiptarja.com