Merkel fillon turin në Kinë, bisedimet do të përqëndrohen tek problemet diplomatike me SHBA-në

Merkel fillon turin në Kinë, bisedimet do të përqëndrohen tek problemet diplomatike me SHBA-në

Kancelarja gjermane, Angela Merkel filloi sot turin e saj në Kinë që pritet të dominohet nga problemet e gjera diplomatike pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja me Iranin dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjermania dhe Kina janë shprehur se duan të ruajnë marrëveshjen për të limituar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve pavarësisht largimit të SHBA-së.

Merkel ka udhëtuar me një delegacion të vogël kur përfshihen krerët e dy prej kompanive më të mëdha gjermane, “Volkswagen” dhe “Siemens”, por nuk pritet të nënshkruhet ndonjë marrëveshje e madhe gjatë kohës që do të jetë në Kinë.

Bisedimet që do të zhvillohen nesër me kryeministrin, Li Keqiang dhe presidentin, Xi Jinping pritet të përqëndrohen në tensionet mes SHBA-së dhe Kinës dhe në përpjekien për të nxitur Kinën që të hapër ekonominë e saj për investimet e huaja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë