Merkel: Gjermania s'heq dorë nga
zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimo

Merkel: Gjermania s'heq dorë nga<br />zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimo
KROACI - Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot në Dubrovnik mbështetjen e plotë të vendit të saj për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duke konfirmuar se klima e shkatërrimit që ka dominuar rajonin gjatë së kaluarës ishte zëvendësuar nga përpjekjet e shumta për rindërtim, të udhëhequr gjithmonë nga idetë e Evropës së bashkuar.

“Gjermania nuk ka hequr dorë nga zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjitha nivelet do të bashkëpunojmë për të çuar deri në fund perspektivën evropiane të këtij rajoni”, deklaroi Merkel në përfundim të takimeve me të gjithë vendet e pranishme në samit Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, të ftuar nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, anëtare të BE-së.

”Ky grup vendesh ka bërë një pjesë të rrugës drejt BE-së duke u vënë theksin jo vetëm kushteve të pranimit, por edhe duke normalizuar marrëdhëniet mes tyre, edhe pse 15 vjet më parë ishin në luftë kundër njëri-tjetrit”, theksoi kancelarja gjermane.

”Një përparim domethënës ka treguar dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”, shtoi ajo. Ndërkohë, presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kërkuan mbështetjen e BE-së për autostradën e ashtuquajtur adriatiko-joniane, korridorin hekurudhor Mynih-Stamboll dhe infrastrukturën për tregtinë e gazit dhe naftës/ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit