Greqia po jep mesazhe pozitive dhe së shpejti ajo do të ketë zhvillim, pasi ka të dhëna pozitive edhe në fushën e turizmit, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel pas drekës së punës që shtroi në kacelari për kryeministrin grek, Antonis Samaras.
"Greqia po shqyrton hapat e tjerë për programin me trojkën. Konstatojmë progrese të rëndësishme. Gjermania do të mbështesë Greqinë sepse ekzistojnë shenja për rimëkëmbjen e ekonomisë greke. Kjo duket me reformat dhe privatizimet", theksoi ajo. Merkel shprehu mirëkuptimin e saj për nivelin e lartë të papunësisë në vendin ballkanik.
"Kishim rastin të diskutojmë programin e stabilizimit dhe perspektivën e tij", deklaroi nga ana e tij kryeministri Samaras. "Vendi im arriti objektivat më herët nga sa parashikohej. Arriti suficit primar në 2013-n dhe do të ketë edhe në 2014-n. Dolëm në tregjet ndërkombëtare dy vjet më herët se programi, ndërsa edhe interesat e bondeve tona shkojnë mirë, gjë që tregon se tregjet besojnë në perspektivat e ekonomisë greke", shtoi ai.
"Sa u përket ndryshimeve strukturore, pozita e vendit tonë po përmirësohet në renditjen ndërkombëtare të konkurueshmërisë dhe këtë e pranojnë edhe në BE dhe në FMN. Gjithë sa u arritën me mbështetjen e partnerëve tregojnë se Greqia po e lë pas krizën", tha Samaras./ATSH/
/Shqiptarja.com