/ATSH-DPA / - Ligjvënësit në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel kanë reaguar me zemërim ndaj thirrjes së një prej aleatëve të saj më të afërt drejtuar atyre që do të votojnë kundër qeverisë lidhur me borxhin grek, që të lënë postet kyçe parlamentare.
"Ato që janë për 'jo' nuk mund të qëndrojnë anëtarë të komiteteve parlamentare, ku ruajtja e shumicës është e rëndësishme, si për shembull komitetet për borxhet apo çështjet evropiane", deklaroi dje kreu grupit të përçarë parlamentar të bllokut të drejtuar nga konservatorët kristiandemokratë (CDU), Volker Kauder për gazetën "Bild".
Anëtarët e parlamentit nëpërmjet ligjvënësit të CDU-së, Alexander Funk, shprehën sërisht zemëratat e tyre duke deklaruar sot për gazetën "Bild" se komentet e Kauderit e skualifikonin atë nga posti i tij si kreu parlamentar.
Tensionet e rritura në koalicionin e Merkelit për paketën e mundshme të ndihmës prej 86 miliardë euro vijnë pas shfaqjes së shenjave se Athina dhe kreditorët e saj ishin në prag të arritjes së një marrëveshjeje për një paketë të tretë ndihme në pesë vite.
Përçarjet në rradhët e partisë konservatore të Merkelit theksojnë kundërshtinë e shumë ligjvënësve në Berlin ndaj një ndihme tjetër për Athinën, në një kohë zhgënjimi të votuesve për dhënien e fondeve të mbledhura nga taksapaguesit gjermanë.
Gjermania ka qenë kontribuesi më i madh në dy paketat e fundit të ndihmës.
Greqisë dhe kreditorëve të saj po u mbaron afati për arritjen e një marrëveshjeje pasi Athina duhet të paguajë borxhin prej 3,2 miliardë eurosh Bankës Qendrore Evropiane deri më 20 gusht.
Por më parë, ministrat e Financave të vendeve të eurozonës si edhe disa parlamente, përfshirë këtu Bundestagun, duhet të nënshkruajnë marrëveshjen për borxhin.
Në korrik, një numër më i madh nga sa pritej, 60 ligjvënës nga grupi i përçarë i kancelares, që përfshin partinë e saj CDU dhe aleatin e saj bavarez, Bashkimin Kristiansocial (CSU), u rebeluan dhe refuzuan programin trevjeçar të ndihmës.
Në shkurt, 29 anëtarë të bllokut CDU-CSU votuan kundër zgjatjes prej katër muajsh të programit të dytë të ndihmës për Greqinë.
Gjykata e lartë në Gjermani ka vendosur që Bundestagu duhet të bien dakord për ndihma financiare për borxhet e vendeve të Eurozonës, si për shembull Greqia.
/Shqiptarja.com