Liderët e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë ranë dakord të punojnë mbi një marrëveshje paqeje, që do të nënshkruhet dhe nga presidenti i Ukrainës të dielën. Në takimin e realizuar në Moskë presidenti Rus Vladimir Putin, presidenti Francez Francoi Hollande dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel folën për rreth 5 orë dhe të tre e përshkruan takimin si “konstruktiv dhe gjithëpërfshirës”.
Pritet që të dielën ata t’a diskutojnë marrëveshjen, të cilësuar si “të pranueshme për të gjithë” dhe në respekt të “integritetit territorial të Ukrainës”, nëpërmjet telefonit dhe me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Plani mendohet se është një përpjekje për të rivlerësuar armëpushimin e arritur në Minsk të Bjellorusisë në shtator.
Që prej asaj kohë rebelët pro-Rusë kanë marrë nje territory më të madh, duke alarmuar Kievin dhe liderët kryesorë të perëndimit. Rusia akuzohet se ka mbështetur me armë dhe forca ushtarake separatistët pro-Rusë, akuza të cilat i mohon.
Sipas OKB në këto luftime kanë humbur jetën mbi 5,400 persona që prej prillit të vitit të kaluar. Rebelët kanë vetëshpallur një shtet të tyren në Donetsk dhe Luhansk, me flamurin, kufinjtë territorial dhe forcat e tyre policore.
Rreth 1.2 milion Ukrainas janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, duke u larguar nga zonat e konfliktit ku sulmohet intensivisht mes rebelëve dhe forcave ushtarake të Kievit. Ngjarjet dhe situate në ukrainën lindore pritet të jetë temë kryesore dhe në konferëncën e sigurisë në qytetin Gjerman, Mynih.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com