Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane Steffen Seibert në një deklaratë për shtyp theksoi se në bisedën telefonike mes Merkel'it, Hollande, Poroshenko dhe Putin është diskutuar rrespektimi i marrëveshjes së Minsk'ut. edhe pse është shkelur marrëveshja e armëpushimit e arritur mes palëve.
Në deklaratë gjithashtu është theksuar se duhet të zbatohet plotësisht armëpushimi siç është vendosur në takimin me 12 shkurt në Minks dhe duhet të monitorohet tërheqja e armëve të rënda nga vëzhguesit e OSBE-së.
Mësohet gjithashtu se është theksuar edhe nisja e shkëmbimit të të burgosurve dhe se Putin do të përdorë ndikimin e tij mbi separatistët në këtë temë.
Sipas deklaratës ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë në ditët e ardhshme do të diskutojnë rreth paketave të masave të arritura në Minsk.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)