/ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sërish sot një "ndarje të detyrueshme" të refugjatëve në mesin e të gjithë shteteve të BE-së pa kufizim të numrit të refugjatëve.
Propozimet e parashtruara që përkojmë me deklaratat e publikuara sot nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Parlamentin Evropian përbëjnë hapin e parë drejt një ndarjeje të drejtë dhe të paanshme brenda vendeve të BE-së, theksoi kancelarja.
Në mesin e refugjatëve të cilët nuk janë të përfshirë nga lufta apo vala e persekutimeve nuk do të qëndrojnë në Gjermani, pavarësisht vështirësive të situatës së tyre personale, theksoi kancelarja duke iu referuar natyrisht shtetasve të Ballkanit, ku disa dhjetëra mijëra refugjatë kanë mbërritur në Gjermani që prej fillimit të vitit, por që nuk kanë asnjë mundësi për të përfituar statusin e refugjatit.
Gjermania është e gatshme të strehojë dhe integrojë të gjithë atë kontigjent që është i destinuar të qëndrojë, theksoi Merkel duke vlerësuar se nëse ky hap do të eçë mbarë nënkupton më shumë përfitime sesa rreziqe për vendin.
"Duhet të shprehim qartë cilat janë rregullat në fuqi në BE", shtoi shefja e qeverisë konservatore.
Nuk do të lejojmë zgjidhjen e mjediseve që refuzojnë integrimin ose krijimin e shoqërive paralele.
/Shqiptarja.com