ATHINE - Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi sot Greqinë në shenjë mbeshtetjeje për masat e ashpra të qeverisë. 6 muaj më parë, gjatë vizitës së kryeministrit grek Antonis Samaras në Berlin, Merkel vlerësoi Greqinë për reformat e saj duke i vënë theksin rëndësisë së “tepricave primare” të buxhetit grek. Për herë të parë pas 11 vitesh qeveria greke arriti të fitojë më shumë se sa shpenzon.
Kancelarja gjermane u takua në Athinë me kryeministrin Antonis Samaras. Në orën 17:30 të pasdites do të kryhet dhe takimi zyrtar mes kryeministrave të dy vendeve të cilët do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Merkel dhe Samaras pritet të firmosin një memorandum mirëkuptimi në lidhje me zhvillimin e një fondi për investimet greke. Sipas raportit, fondi i investimit do të ndihmojë me likuiditetin e bizneseve të vogla dhe të mesme nëpërmjet kredive të buta. Greqia dhe Gjermania do të kontribuojnë gjithashtu me një fond prej 100 milionë euro për këtë sipërmarrje.
Vizita e Merkel në Athinë shihet nga ministri i jashtëm grek Evangelos Venizelos si provë se vendi i tij ka hapur një kapitull të ri në përpjekjet për të reformuar ekonominë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com