Kancelarja gjermane, Angela Merkel thotë se, “Evropa, si e tër duhet të lëvizë” për të gjetur zgjidhje për refugjatët dhe emigrantët që mbërrijnë në BE.
 
“Nëse Evropa dështon në çështjen e refugjatëve, atëherë nuk do të jetë më Evropa të cilën dëshirojmë”, shprehet Merkel.
 
Kancelarja ka folur pas lajmit se autoritetet austriake arrestuan pesë të dyshuar si trafikantë që fusin emigrant në lindje të vendit.
 
Policia austriake ka bërë të ditur se 200 emigrantë janë kapur gjatë operacionit të mbrëmshëm. Të enjten e kaluar, 71 emigrantë të vdekur u gjetën një kamion afër kufirit me Hungarinë.
 
Merkel tha se vendet Evropiane duhet ta ndajnë barrën e emigrantëve. Pavarësisht sfidave me të cilat po përballet vendi i saj, Merkel u shpreh se, “Gjermania është një vend i fortë dhe do ta menaxhojë situatën”. 

Kancelarja gjermane më tej duke folur për sulmet ndaj emigrantëve dhe protestave u shpreh se nuk do të ketë tolerancë për ata që vënë në dyshim dinjitetin e njerëzve të tjerë.

Merkel tha se pavarësisht demonstratave kundër emigrantëve, njerëzit që kanë ndihmuar të huajt dhe kanë marrë refugjatë në shtëpitë e tyre janë më të shumtë në numër sesa ksenofobët.

Merkel bëri thirrje për bashkëpunim të madh që vjen pas paralajmërimit të kryeministrit francez. Manuel Valls se kriza e emigrantëve në Evropë do të jetë “e gjatë dhe një sfidë e vështirë”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)