Merkel: Para verës qytetarët evropianë do pajisen me certifikata vaksinimi për të udhëtuar lirshëm

Merkel: Para verës qytetarët evropianë do pajisen me certifikata vaksinimi për të udhëtuar lirshëm

Qytetarët evropianë do të pajisen me certifikata vaksinimi në mënyrë që të udhëtojnë lirshëm. Lajmi u bë me dije nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Gjatë video-konferencës me liderët e vendeve anëtare të BE, Merkel tha se këto certifikata do të vihen në dispozicion para verës.

“Të gjithë ranë dakord se ne kemi nevojë për një certifikatë dixhitale vaksinimi, “tha Merkel dhe shtoi se Komisionit, do t’i duhen rreth tre muaj për të vendosur bazën teknike për këto dokumente.

Kancelarja gjermane shprehu dyshime rreth implikimeve të mundshme ligjore. Sidoqoftë, ajo u shpreh pozitive për propozimin e certifikatës së vaksinimit.

Diskutimi i liderëve evropianë u fokusua kryesisht rreth ekonomive të vendeve që mbështeten në turizëm dhe që pësuan pasojat më të mëdha ekonomike verën e kaluar. Trendi që mbizotëroi që nga fillimi i diskutimit ishte gjetja e një formule për të “hapur” lëvizjet, por në mënyrë të sigurt për udhëtarët dhe vendasit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!