/ATSH-AFP/ - Pas dhënies së dritës jeshile nga Eurogrupi të planit të tretë të ndihmës greke, kancelarja gjermane, Angela Merkel është vënë përballë me ministrin e rreptë të Financave, Wolfgang Schäuble,
popullariteti i së cilës po i shërben si mburojë ndaj pakënaqësisë së konservatorëve.
Wolfgang Schäuble u shpreh se miratimi nga ana e Eurogrupit të planit të ri të ndihmës greke ishte një fillim i mbarë.
Sipas tij do të kishte qenë e papërgjeshme të mos përdoreshin ngjyrimet e ndryshimit të tonit ndaj Athinës mesin e muajit korrik për arritjen e marrëveshjes së planit të tretë të ndihmës prej 86 miliardë euro që do t'i shkaktonte sakrifica të mëdha popullit grek.
Ministri konservator më kot krijoi një situatë të tensionuar rreth idesë së propozimit për nxjerrjen e përkohshme të Greqisë nga eurozona.