Kancelarja gjermane Angela Merkel ka postuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku shfaqen të buzëqeshur duke biseduar.

"Kancelarja Merkel mirëpriti Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir" shkruhet në faqen kancelares në Instagram.

Edi Rama i kërkoi sot kancelares Merkel mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë në tetor të këtij viti.

Nga takimi, kryeministri shqiptar doli i kënaqur duke theksuar se ishte i inkurajuar nga vlerësimet.

Postimi i Angela Merkel