Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha sot para deputetëve në Parlament se të gjithë ata emigrantë që kanë zgjedhur Gjermaninë për arsye ekonomike do të kthehen mbrapsht.
Merkel bëri thirrje se personave që do t’u njihet e drejta e azilit dhe që kanë vërtetë nevojë për ndihmë, të integrohen me shpejtësi në Gjermani, të mësojnë gjuhën gjermane dhe të gjejnë një punë.
“Por, një shtet që mirëpret kaq shumë njerëz nuk mund të mos tregojë se ka edhe rregulla e tij. Për shoqërinë paralele nuk do të ketë tolerancë. Ata që nuk i largohen persekutimit politik, që nuk u largohen konflikteve të armatosura, por vijnë te ne të shtyrë nga nevoja ekonomike, nuk do të mund të qëndrojnë në Gjermani”, tha Merkel.
Ajo përsëriti apelin ndaj vendet të tjera të BE-së që të pranojnë në mënyrë të barabartë emigrantë sirianë.
“Nëse Europa dështon me këtë krizë, atëherë ajo do të tradhtojë parimet, mbi të cilat mbështetet. Kjo nuk është një sfidë në nivel kombëtar, është një dorashkë që i hidhet bllokut në tërësinë e tij. Thjesht duhet të tregohemi këmbëngulës e të kapërcejmë pengesat, për një bashkëjetesë paqësore”, tha Merkel.
Kancelarja shtoi më pas se, për sistemin e emigrantëve, qeveria gjermane do të dalë me një plan masash deri në tetor.
Redaksia Online
(E.G. Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com