Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Merkele nuk e kanë cilësuar si dështim nismën e Berlinit, përkundrazi si gur themeli për nisjen e komunikimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonit që të shohë drejt së ardhmes dhe të bashkëpunojnë.
"Jo nuk e konsideroj si të tillë , nuk mund të themi se është mbaruar ndërtimi i autostradave të synuara, por një procese që janë iniciuar dhe kemi shkëmbime. Sa i përket bashkëpunimit në n nivel të shoqërisë civile jam takuar me përfaqësues që më kanë shpjeguar si po ecin këto zhvillime ne vendin tuaj. Vuçiç dhe Rama duke pasur parasysh që nuk kanë pasur shkëmbime mes dy vendeve edhe kur janë takuar kanë ndryshuar shumë gjëra, disa gjëra marrin më shumë kohë se sa duhet , por shumëçka është në rrugën e duhur.", tha Merkel
Unë besoj se duhet të shikojmë këtë proces në një kontest historik. Kur kancelarja na ftoi në 2014 në Berlin, ishte hera e parë në historinë shekullore të këtij rajoni që liderët e rajonit uleshin në këtë tryezë as për t'u varë dhe as për të folur për të shkuarën, por për të parë drejt së ardhmes. Ky proces i hapi rrugë një komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë në funksion të zhvillimit rajonal në kushtet ku nuk ishin takuar kurrë edhe pse ishin afër. Procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet dhe mekanizmat ne fushën e investimeve janë të avashtë, por dhe Ballkani i hapur si nismë e 3 vendeve synon të përfshijë të 6 vendet dhe është rezultat i procesit të Berlinit. Nga bashkëpunimi dhe komunikimi ne mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët, edhe konfliktet e trashëguara me vite me procesin e Berlint kanë më shumë zgjidhje, Në historinë e këtij rajoni Merkel ka vendosur një gurë kilometrik për gjenerata të tëra. Jo që nuk është dështim, por një vizion afatgjatë për të realizuar të që kancelarja e pa e para. Kancelarja vjen nga një e shkuar që është e ngjashme me tonën, kjo ka bërë që qasja e Gjermanisë ndaj rajonit të jetë unikale. Uroj që kushdo që do të marrë stafetën të mos i kthejë kurrizin rajonit, por sido që të shkojë puna në Berlin, rajoni e ka marrë kthesën dhe Ballkani e Hapur është kthesa e dalë nga procesi i Berlinit", tha Rama
Lajmi kryesor: