- Opinion
-
Opinion
Retorikë fluturake mbi Ballkanin e Hapur
Vizita e kancelares Merkel në Beograd dhe Tiranë në përmbyllje të mandatit të saj dhe tërheqjes nga angazhimet politike pati një vëmendje të shtuar në median evropiane. Takime lamtumire ishin cilësimet nga analistë të ndryshëm por që gjithsesi i kushtohen një rajoni në të cilin vetë kancelarja Merkel u investua në iniciativa dhe mbështetje, si në angazhimet për anëtarësim në hapësirën evropiane ashtu dhe me krijimin e hapësirave demokratike që do të hapnin rrugën për këto vende në rrugëtimin e tyrë të integrimit.
16 Shtator 2021, 09:01 -
Politikë
Vizita e Merkel në Tiranë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare për Report Tv: Tregoi përkushtim e saj në rajon! Procesi i Berlinit e bëri Ballkanin pjesë e tryezave në Bruksel
Eksperti Ardian Haçkaj, Drejtor i Hulumtimit dhe Koordinator i Tirana Connectivity Forum, e konsideroi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë si përkushtimin e saj personal por dhe të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për Report Tv, Haçkaj tha se fakti që Ballkani u bë pjesë për herë të parë e tryezave në Bruksel ndodhi fal investimit të Merkel dhe incimit nga ana e saj e procesit të Berlinit.
15 Shtator 2021, 14:24 - Kronikë
-
Politikë
Vizita e Merkel në Tiranë, Babaramo në ‘Repolitix’: S’ka asgjë politike! Rama e projekton veten si Charles de Gaulle që do të pajtojë Serbi-Kosovë! Xhafaj: Procesi i Berlinit burokrat
Në studion e ‘Repolitix’, Babaramo ka bërë një analizë të detajuar të ‘Open Balkan’ duke thënë se është ndryshe nga Procesi i Berlinit, pasi në ndryshim nga i pari, ky i fundit ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme të Europës. Në një kohë kur Kosova refuzon që të marrë pjesë, Babaramo tha se Rama po synon që të marrë një vend në histori si “njeriu që pajtoi Serbinë e Kosovën. Mirëpo nuk është i këtij mendimi, Etjen Xhafaj, sekretar i Komisionit të Jashtëm. AI tha se krijimi i Ballkanit të Hapur është sepseProcesi i Berlinit ishte shumë burokrat.
14 Shtator 2021, 22:25 -
Kosova & Rajoni
Zaev pas takimit me Merkel: Integrimi në BE i Rajonit nuk duhet të vazhdojë të vonohet! Kemi nevojë për zgjidhjen sa më shpejt të pengesave politike
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë me dije se gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me Kancelaren Angela Merkel në Tiranë, ranë dakord se integrimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimorë nuk duhet të vazhdojë të vonohet.
14 Shtator 2021, 21:46 - Opinion
- Kronikë
-
Politikë
Kurti flet pas takimit me Merkel: Nuk firmos marrëveshjen e ‘Ballkani i Hapur’ se nuk figurojnë fjalët ‘kufi e shtet’ për Kosovën se nuk i do Serbia! S'di për çfarë teorie konspiracioni thotë Rama
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se refuzon që të hedhë firmën në marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur, kjo sepse në asnjë rresht të atij dokumenti nuk figurojnë fjalët “shtet, kufi, territor”. Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti deklaroi se do të ketë një takim mes dy qeverive, duke theksuar se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë të shumta dhe se "Ballkani i Hapur" është e vetmja gjë që i ndan.
14 Shtator 2021, 16:48 -
Politikë
Rama: Privilegj të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me Merkel, bëri historinë për rajonin! Kancelarja: Ballkani ka shumë miq, BE të mbajë fjalën për integrimin (VIDEO)
Konferencën e fundit për shtyp në këto 16 vite në krye të një prej shteteve më të rëndësishme të Bashkimit Europian me një drejtues qeverie, kancelarja e Gjermanisë Merkel e zhvilloi me Kryeministrin Rama nga Tirana.
14 Shtator 2021, 14:39 -
Politikë
Merkel e Rama nderojnë himnet ulur në karrige në Pallatin e Brigadave! Kërkesa u bë nga kancelarja, zbulohet arsyeja
Gjatë ceremonisë protokollare të mikpritjes së kancelares gjermane Angela Merkel në Pallatin e Kongreseve, ajo që ra në sy ishte qëndrimi ulur i kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel, gjatë këndimit të dy himneve kombëtare.
14 Shtator 2021, 11:50 -
Politikë
Merkel në Tiranë, u prit me ceremoni shtetërore! Rama e nderon me medaljen 'Ylli i Mirënjohjes Publike': Danke Angela! Kancelarja: Kënaqësi të bashkëpunoja me ju
Me një ceremoni shtetërore është pritur kancelarja gjermane Angela Merkel në Pallatin e Brigadave në Tiranë, nga kryeministri Edi Rama. Kancelarja gjermane dhe Rama kanë zhvilluar një bisede 'kokë më kokë'. Merkel do zhvillojë takime bilaterale me liderët e Ballkanit Perëndimor.
14 Shtator 2021, 07:26