Përzgjedhja e Ramës si kryetari i tetëshes së Ballkanit ka qenë vetëm një nga elementët e konsideruar surprizë në konferencën e Berlinit. Një tjetër shenjë mbështetje kancelarja gjermane ka dhënë gjatë tryezës së bisedimeve mes përfaqësuesve të Ballkanit dhe delegacionit të kryesuar nga Merkel, që u zhvillua në sallën ku mbahen mbledhjet e Qeverisë Federale Gjermane. Në hapje të diskutimeve, mësohet se Kancelarja Merkel është shprehur: