Merkel: Refugjatët nuk e sollën
terrorizmin islamik në Gjermani

Merkel: Refugjatët nuk e sollën<br />terrorizmin islamik në Gjermani
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur dje se nuk janë refugjatët ata që kanë sjellë terrorizmin islamik në Gjermani, pasi ai ekzistonte më parë në vend.
 
Më shumë se një milion njerëz nga zonat e luftës dhe vendet e varfra të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe vendeve të tjera kanë janë futur në Gjermani vitin e kaluar. Reagimet ndaj tyre janë përkeqësuar pas sulmeve të ndodhura kohët e fundit në Gjermani dhe në të gjithë Evropën.
 
“Gjermania do t’iu qëndrojë parimeve të saj për t’i ofruar strehim kujtdo që e meriton. Sulmet treguan se tabutë e civilizimit janë thyer. Si goditjet në Gjermani, ashtu dhe ato në Nisë e Rouen të Francës kanë pasur një qëllim të qartë: përhapjen e frikës dhe urrejtjes mes kulturave e mes besimeve fetare”, tha Merkel.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë