BEOGRAD - Kacelarja gjermane, Angela Merkel, pritet që së shpejti të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, në formë mbështetje për qeverinë e re serbe në rrugën e saj drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas të përditshmes serbe “Danas”, procedurat dhe agjenda e mëtjeshme e dialogut mes Beogradid dhe Prishtinës do të përcaktohen pas vizitës së Merkelit në Serbi. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri IvicaDaçiq tha se pas konstituimit të qeverisë së re serbe, nuk do të udhëheqë më delegacionin serb në procesin e dialogut me Kosovën, sepse marrëveshja parashikon që dialogu të zhvillohet në nivel kryeministrash.

Kjo do të thotë që kryeministri i ri që pritet të marrë detyrën, Aleksandar Vuçiç, do të udhëheqë palën serbe në procesin e dialogut me Prishtinën. Por, sipas të përditshmes serbe “Danas”, ende nuk dihet nëse qeveria e re serbe do të ketë një negociator të veçantë për Kapitullin 35, që i referohet normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, si një nga kushtet për integrimin në BE.

Gjithashtu gazeta hedh dyshime që ky rol i rëndësishëm mund t’i besohet shefes së ekipit negociator serbe, Tanja Misceviç, pa marrë parasysh që Kapitulli 35 përfshin shumë çështje në lidhje me statutin dhe politikën. Misceviç u njoftua gjatë fundjavës që negociatat e pranimit me BE-në mund të fillojë në qershor vetëm me hapjen e Kapitullit 35.

Marrë nga "Kosovapress"

Redaksia Online