Merkel: Schmidt ishte institucion i politikës gjermane

 /ATSH-ANSA/ - Helmut Schmidt ishte institucion i politikës gjermane, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-kancelarit.
"Ai ishte një politikan që çmonte edhe këshillat që i jepeshin", theksoi ajo.
Duke evokuar menaxhimin e përmbytjeve të Hamburgut, të vitit 1962, kancelarja tha se "më kujtohet kur ishim fëmijë dhe dëgjonin në radio lajmet për Hamburgun, ku ishin gjyshërit e mi, me shqëtësim dhe besim te Helmut Schmidti".
"Ky është kujtimi im i parë dhe shumë personal me ish-kancelarin", tha Merkel.
"Schmidt karakterizohej nga improvizimi, çka shënoi lidershipin e tij në një periudhë emergjente për Gjermaninë", theksoi ajo

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social