Merkel sot në SHBA, takohet për
herë të parë me Donald Trump

Merkel sot në SHBA, takohet për<br />herë të parë me Donald Trump
Këtë të premte pritet të zhvillohet në Ëashington një nga takimet më të rëndësishme diplomatike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kancelares Merkel.

Takimi mes tyre ishte parashikuar për të mërkurën, por për shkak të një stuhie dëbore udhëtimi i Merkel u shty.

Tregtia transatlantike dhe NATO do të jenë pikat kreysore të bisedës, bëjnë me dije mediat.

Një takim i shumëpritur ky pasi dy liderët përfaqësojnë këndvështrime të kundërta politike madje shpesh herë kanë thumbuar edhe njëri tjetrin. Trump është euforik me një retorikë sulmuese ndërsa Merkel është e rezervuar, pragmatike.

Manjati nga njëra anë kritikon politikën e hapur të Merkel ndërsa Kancelarja dënon urdhërat e tij për të ndaluar lëvizjen e lirë të shtetasve që vijnë nga 6 vende me shumicë myslimane. Por pavarësisht të gjithave raporti mes tyre ndikon gjerësisht jo vetëm në të ardhmen e Europës, por në të gjithë botën.

Cështja e emigrantëve si dhe ekonomia dhe tregtia pritet të jenë temat kryesore të bisedës mes dy udhëheqësve.

Analistet të DW komentojnë se Kancelarja mbetet faktike para vizitës. Shumë gjëra janë vënë në peshore :

Një luftë tregtare mes SHBA-së e BE do të rëndonte ekonominë botërore. Dobësimi i NATO-s e izolacionizmi amerikan do të sillnin fundin e rendit botëror të tanishëm me pasoja të paditura. Largimi i SHBA nga Marrëveshja e Klimës do të thotë vdekje dhe uri në Afrikë. Dorëzimi i vlerave të përbashkëta do të varroste besueshmërinë e perëndimit- Trump ndoshta mund të dojë shpërbërjen e BE, por Angela Merkel do ta mbrojë edhe më fort projektin europian.


(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj