ATHINË- Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Greqinë në shenjë mbështetjeje për masat e ashpra të qeverisë. 6 muaj më parë, gjatë vizitës së kryeministrit grek Antonis Samaras në Berlin, Merkel vlerësoi Greqinë për reformat e saj duke i vënë theksin rëndësisë së “tepricave primare” të buxhetit grek. Për herë të parë pas 11 vitesh qeveria greke arriti të fitojë më shumë se sa shpenzon.

Vizita e saj në Athinë shihet nga ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos si provë se vendi i tij ka hapur një kapitull të ri në përpjekjet për të reformuar ekonominë. Sipas tij, Merkel do të shprehë mbështetjen e saj për rikthimin e Greqisë në tregun e bonove të thesarit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)