Në një kohë kur vendi po përballet me një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me Covid-19, Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi bashkëqytetarëve të saj të reduktojnë në maksimum kontaktet me njëri-tjetrin dhe u kërkoi të shmangin në maksimum lëvizjet.
“Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur”, tha Merkel.
Gjermania ka regjistruar 7 830 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rekord për vendin që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
Për të luftuar rikthimin e epidemisë, Merkel, kujtoi rëndësinë e respektimit të mbajtjes së barrierave mbrojtëse, mbajtjes së maskave dhe ajrimin e rregullt të hapësirave të mbyllura .