Merkel: Vaksina antiCOVID e mundur para Krishtlindjeve

Merkel: Vaksina antiCOVID e mundur para Krishtlindjeve

Angela Merkel

GJERMANI- Kancelaria gjermane Angela Merkel deklaroi ditën e sotme se vaksina antiCOVID mund të mbërrijë përpara Krishtlindjeve në vend dhe qeveria do ta vendosi menjëherë në dispozicion të personeleve mjekësore.

Merkel tha se vaksina është drita në fund të tunelit në këtë situat të keqe që ndodhemi, megjithatë shtoi se jo të gjithë do mund të vaksinohen në muajit e dimrit.

Mbi çështjen e vaksinave Ministria e Shëndetësisë paraqiti një rekomandim prej 24 faqesh. Ajo tha se vaksinimi do të bëhet përmes një procesi i cili do zgjasë 15 minuta dhe do të zhvillohet përmes një sistemi “njëkahësh” cili përbëhet nga regjistrimi i secilit person që do të vaksinohet, informimi, vaksinimi dhe vëzhgimi.

Pavarësisht lajmit pozitiv të vaksinës kundër COVID-19 mbarëvajtja e vaksinës do të krijoj vështirësi për qeverinë gjermane, pasi ajo duhet të ruhet në kushte specifike që të rezultoi efikase.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun